Liverpooli ka mohuar lajmet se asistenti, Zeljko Buvac, është larguar përfundimisht nga klubi.
Buvac do të largohet përkohësisht nga klubi, për arsye personale, transmeton arbresh.info.
Trajneri, Jurgen Klopp, do të jetë pa ‘dorën e djathtë’ për ndeshjen kruciale ndaj Romës, në Ligën e Kampionëve, të cilën udhëheqin me rezultat 5 – 2, dhe ndeshjet e mbetura të sezonit në Premier League.
Largimi i tij nuk është në kohë ideale, por situata e tij personale është më e rëndësishme.
Megjithatë, sipas Press Association Sport, klubi anglez e konsideron çështjen private dhe do ta respektojë vendimin, pa bërë ndonjë koment shtesë.
Zeljko mbetet ende si puntor i Liverpoolit dhe pozita e tij nuk do të lënkundet nga kjo mungesë.
Vlen të theksojmë se serbo-boshnjaku, Buvac dhe Klopp, janë në bashkëpunim tash e 17 vite, që nga takimi i tyre i parë në klubin gjerman, Mainz. /arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës