Liverpool nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë për Luis Diazin

09:08 | 2 Korrik 2025
D.H

Liverpool ka hedhur poshtë çdo interesim nga Bayern Munich për sulmuesin kolumbian Luis Diaz.

Sipas gazetarit të SkySport, Lyall Thomas, kampionët e Premier League kanë qenë të prerë në qëndrimin e tyre, shkruan Arbresh.info.

Diaz nuk është në shitje. Edhe Barcelona është njoftuar për të njëjtin qëndrim nga “The Reds”, duke e bërë të qartë se kolumbiani është pjesë e planeve afatgjata të Arne Slotit.

Sipas tij Liverpooli nuk e ka ndërmend të shqyrtojë asnjë ofertë për 28-vjeçarin.

Diaz, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij që prej transferimit nga Porto në vitin 2022, shihet si një element kyç në ofensivën e Liverpoolit.

Kolumbiani deri në këtë moment prej transferimit të tij ka luajtur në 148 ndeshje, duke shënuar 41 gola e 23 asistime./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale