Lionel Messi mund të rikthehet te skuadra e FC Barcelonës për ndeshjen si nikoqir kundër Real Betis më 25 gusht.
Kapiteni i klubit mungoi në takimin e parë të humbur ndaj Athletic Bilbaos teksa vazhdon rikuperimin nga lëndimi në pulpë të këmbës, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Ernesto Valverde ka konfirmuar gjatë një konference para ndeshjes se 32-vjeçari është rikthyer plotësisht në stërvitje para ndeshjes në Camp Nou me skuadrën e Rubit.
Megjithatë, Valverde ka shtuar se Messi ende ka problem me gjendjen e tij shëndetësore dhe se klubi do të marrë vendim në momentin e fundit për përfshirjen e tij apo jo.
Ai konfirmoi se Luis Suarez dhe Ousmane Dembele do të jenë jashtë fushe deri në mes të muajit shtator pasi janë lënduar të dy gjatë ndeshjes së parë të sezonit në San Memes./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...