Hristo Stoichkov është i bindur që Barcelona do të fitojë La Liga-n sezonin e ardhshëm. Skuadra katalanase është forcuar me emra si Robert Lewandowski, Raphinha, Franck Kessie dhe Andreas Christensen, ndërkohë që është çështje kohe edhe mbërritja e Cesar Azpilicueta, kapitenit të Chelsea.
Ish-fituesi i “Topit të Artë”, i cili luajti me Barcelonën në dy periudha (90-95’ dhe 96-98’) deklaroi: “Jam shumë i lumtur për blerjen e Lewës, ai është një goleador i lindur. Ka karakteristika të shkëlqyera dhe të veçanta, nuk është vetëm një sulmues zone.
Ai lëviz shumë, bën një punë të komplikuar. E them me bindje që tani: me këtë skuadër Barcelona do të fitojë La Ligën”, u shpreh legjenda e futbollit bullgar. Ndërkohë, sulmuesi polak ka shpjeguar për Bild motivet që e shtynë të linte Bayernin për t’u transferuar në “Camp Nou”.
“E di që së shpejti do të mbush 34 vjeç, por jam i fortë mendërisht dhe fizikisht. Të njëjtën gjë mendojnë edhe te Barcelona. E di që sezonin e kaluar patën probleme, por janë një klub me potencial të jashtëzakonshëm. Drejtuesit kanë bërë blerje të shkëlqyera.
Barça është në rrugën e duhur për t’u rikthyer në krye, qëllimi ynë është i qartë: të fitojmë. Takova Xavin në Ibiza, rastësisht. Më tha se po më priste, ai e ka një plan të qartë për të rikthyer ekipin te suksesi”, deklaroi një nga sulmuesit më të mirë në planet.
Lewandowski ka firmosur një kontratë 3+1 me klubin spanjoll, ndërkohë që paga e tij sezonale do të jetë 9 milionë euro neto./SS
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup
“Liria ka Emër” publikon orarin e autobusëve nga komunat për...
Bashkimi rikthehet fuqishëm në pjesën e dytë dhe triumfon de...