Martin Braithwaite pritet të mungojë rreth katër muaj, si pasojë e një lëndimi që e pësoi në ndeshjen e fundit të Barcelonës kundër Getafes.
Testet mjekësore të dielën treguan se lëndimi i tij në gju është i serioz dhe klubi pritet të marrë vendim përfundimtar për mënyrën e tretmanit mjekësor të lojtarit.
Nuk përjashtohet as mundësia që sulmuesi danez të operohet.
Sipas mediave spanjolle, Braithwaite luan nga një dëmtim në gju dhe mund të mungojë deri në katër muaj.
Kjo është një goditje tjetër për trajnerin Ronald Koeman, i cili përballet me mungesa të mëdha në sulm.
Kjo pasi Ousmane Dembele, Sergio Aguero dhe Ansu Fati janë të lënduar.
Barcelona e afroi së fundmi sulmuesin holandez Luuk de Jong, i cili pritet të luajë titullar duke i parë mungesat e mëdha në sulmin katalonas.
Barça do të përballet me Bayern Munich të martën në ndeshjen hapëse në gazën grupore në Ligën e Kampionëve.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit