Futbollisti kosovar, i cili aktualisht është pjesë e Fenerbahçes, tashmë është vënë në shitje, ndërsa interesim për të kanë shprehur shumë skuadra të ndryshme evropiane.
Kohëve të fundit, skuadra angleze, Leed Untied, i është futur garës për kartonin e Mërgim Berishës.
“Tenisfak”, medium turk, ka raportuar se klubi anglez ka dërguar një ofertë në drejtim të skuadrës turke me vlerë prej 2 milion euro për kartonin e lojtarit, ndërsa ende nuk është bërë e ditur përgjigjja e Fenerbahçes.
Leedsi është në kërkim të lojtarëve pas largimeve të yjeve si Kalvin Phillips e Raphinha.
Ndërsa skuadra turke, është duke kërkuar 5 milionë euro për cilindo skuadër të dëshiron ta blejë përfaqësuesin e U-21 të Gjermanisë.
Destinacioni i ardhshëm i Berishës, sipas mediave gjermane, mund të jetë Bundesliga ose Premier League.
Mbetet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij, lojtari me prejardhje nga Suhareka. /arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A