Mbrojtësi i Arsenalit, Laurent Koscielny nuk ka refuzuar rikthimin e mundshëm në Francë derisa raporte të ndryshme pretendojnë se Marseille shpreson të nënshkruaj me të këtë verë.
31-vjeçari u transferua në Lodër nga skuadra në Liga 1, Lorient, në vitin 2010 dhe që nga atëherë ai ka qenë pjesë kryesore e skuadrës së Arsene Wengerit duke u bërë gjithashtu zëvendësues i kapitenit të Arsenalit, transmeton portali arbresh.info.
Koscielny ka kontratë me Arsenalin deri në qershor të vitit 2020, por trajneri i Marseilles, Rudi Garcia, raportohet se është i gatshëm të paguaj çfarëdo çmimi për të larguar atë nga Premierë Ligë duke i hapur derën për rikthimin në atdheun e tij.
“Njerëzit vazhdojnë të përmendin atë [transferimin në Marseille], por këtu nuk ka asgjë për tu fokusuar”, tha ai për gazetën franceze ‘Le Figaro’. “Unë ndoshta dua të rikthehem në Francë, por ka shumë pyetje që duhet shtruar sepse nuk është asnjëherë lehtë për të qenë në një klub siç është Arsenali dhe më pas të rikthehesh në Francë”
“Do të jetë zgjedhje jetësore, jashtë futbollit, se çfarë do të ndodhë me karrierën time në të ardhmen”
Arsenali vazhdon shpresat për të siguruar përfundimin në top katërshe falë sulmuesit Alexis Sanchez që shënoi dy gola vonë në takimin e së martës kundër Sunderlandit./arbresh.info
Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi