Laura Fazliu ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
Ajo ndeshjen e parë e fitoi ndaj kinezës Jing Tang pasi kinezja u ndëshkua me tri shido, shkruan Arbresh.info,
Në çerekfinale Laura do të ketë punë me francezen Clarisse Agbegnenou.
Francezja në rrethin e 1/8 së finales e mposhti brazilianen Ketleyn Quadros.
Agbegnenou është kampione olimpike në kategorinë deri në 63 kilogram teksa Laura ka debutuar këto Lojëra Olimpike.
Në dy meçet e kaluara të Laurës ndaj francezës ka bilanc të hatashëm duke i fituar të dyja ndaj legjendës së xhudos në kategorinë e femrave,/Arbresh.info/
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...