Basketbollisti amerikan, Larry Thomas i ka dhënë fund aventurës së tij tek Golden Eagle Ylli.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit të klubit marrëveshja për shkëputjen e kontratës ka ardhur me pëlqimin e dyja palëve, sikurse të skuadrës ashtu edhe lojtarit.
“Me marrëveshje të dyanshme kemi vendosur të shkëpusim bashkëpunimin me lojtarin Larry Thomas.”
“E falënderojmë për kontributin dhe i urojmë shumë suksese në vazhdimin e karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Thomas në të kaluarën ka luajtur edhe tek Peja dhe Trepça./Arbresh.info
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian
Shënohet 28-vjetori i `Epopesë së Dukagjinit`
Shea: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë shpëtoi jetët e kosovarëv...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...