Jesus Navas sot u largua nga Manchester City.
Anësori spanjoll ishte në mesin e katër futbollistëve që sot u largua nga Manchester City, si lojtar të lirë.
Navas pas qëndrimit katër vjeçar te skuadra nga ‘Etihad Stadium’, është larguar për të kërkuar një aventurë të re.
E aventura e re me shumë gjasë do të jetë Serie A për 31 vjeçarin.
Mediet në Itali raportojnë se janë Inter dhe Milan që menjëherë janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e ish yllit të Sevillas.
Të dy këto skuadra kanë shprehur dëshirën ta kenë në skuadër Navasin, me të cilin mund të nënshkruajnë si lojtar të lirë, pas largimit nga Manchester City.
Në qëndrimin katër vjeçar te City, Navas ka regjistruar 123 paraqitje, duke shënuar vetëm katër gola.
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën