Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta bënë që tifozët e katalunas të “ëndërrojnë” me deklaratën e tij të fundit.
Numri një i klubit nuk e ka harruar Lionel Messin dhe pas një viti nga largimi i argjentinasit, Laporta ka theksuar se ndihet borxhli ndaj tij, ndërsa shton se ende shpreson se historia e 35-vjeçarit me spanjollët nuk është mbyllur.
“Mendoj dhe shpresoj se epoka e Messit te Barcelona nuk ka përfunduar. Mendoj se është në përgjegjësinë tonë që të vazhdojmë të mbajmë të hapur këtë kapitull.
Shpresoj që të vijë një moment që gjërat të bëhen më mirë se sa u bënë dhe dhe të ketë një mbyllje të lavdishme, shumë më ndryshe nga ajo e para.
A ndihem në borxh me Messin? Po. Por, moralisht si president i Barcelonës mendoj se mora një vendim të cilin duhej ta merrja. Gjithsesi, si president por edhe në aspektin personal mendoj se i kam një borxh Messit”, u shpreh Laporta. /arbresh.info/
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë