Joan Laporta udhëtoi drejt Riadit së bashku me pjesën tjetër të drejtuesve të Barçës për të parë fazën finale të Superkupës së Spanjës që përfundoi në duart e klubit të Barcelonës falë fitores 3-1 ndaj Real Madridit.
Presidenti i FC Barcelona ishte shumë i lumtur me ekipin. Ai foli për mediat e klubit gjatë fluturimit për në Barcelonë dhe këto ishin fjalët e tij falënderuese: “Jam shumë i lumtur, shumë mirënjohës për lojtarët, stafin stërvitor, tifozët që kanë ardhur, bordin e drejtorëve, për të gjithë punëtorët e Barçës që kanë ardhur për të shijuar këtë Superkupë”.
Laporta ka rrëfyer se e konsideron këtë titull si një kthesë për skuadrën që nuk kishte fituar titull prej më shumë se një viti./GazetaBlic Sport
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...