Karateistja nga Kosova, Lanika Rexhepi, ka shkëlqyer në Ligën e të Rinjve të mbajtur në Poreç të Kroacisë, duke fituar medaljen e bronztë në kategorinë kadete, +61 kg.
Ajo arriti të ngjitet në podium pas pesë fitoreve të njëpasnjëshme, duke treguar nivel të lartë në një prej garave më prestigjioze të WKF-së, transmeton Klankosova.tv .
Suksese të rëndësishme në këtë garë shënuan edhe dy sportiste të tjera kosovare.
Danina Rexhepi, në grupmoshën U-14 (+52 kg), shënoi katër fitore dhe e përfundoi garën në vendin e pestë.
Ndërkohë, Diellza Mahalla përfundoi e shtata në grupmoshën U-21, me dy fitore të rëndësishme në këtë konkurrencë të fortë.
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje
Aksident trafiku në Vranidoll të Prishtinës, shtatë të lëndu...