Adam Lallana nuk ka kursyer lëvdatat për veten dhe shokët e skuadrës së tij.
Mesfushori anglez, Adam Lallana, është krenar që ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin e Premierligës.
Anëtari i Liverpool me shumë gjasë do të largohet nga ‘Anfield’ gjatë kësaj vere, gjithsesi, ai ndihet se është një legjendë, bashkë me shokët e skuadrës, të cilët fituan Premierligën për Liverpool.
“Ne jemi një grup legjendash, mund ta them këtë definitivisht”, ka thënë Lallana, transmeton lajmi.net.
Lallana, 32 vjeçar, nuk ka pasur sezonet më të mira individuale nën urdhrat e Jurgen Klopp, edhe si pasojë e dëmtimeve të pësuara.
Mbetet të shihet se cila do të jetë aventura e radhës për Lallana, lojtarit që në dy vitet e fundit fitoi Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...