Robert Lewandowski do të mund të luajë këtë të shtunë kundër Espanyolit pasi Gjykata Qendrore e Kontestit të Madridit ka dhënë një masë paraprake ndaj sanksionit të vendosur nga TAD, siç raportohet nga klubi i Barcelonës.
Sulmuesi polak ishte ndëshkuar me kartonë të kuq në takimin ndaj Osasunës, më pas ishte dënuar me tri ndeshje.
Por, ky vendim nuk u prit mirë nga drejtuesit e klubit dhe vendosën të ankohen në organet kompetente.
Tani, me vendimin e dhënë nga Gjykata Qendrore e Kontestit të Madridit, Xavi Hernandez do të jetë në gjendje të llogarisë tek Lewandowski për t’u përballur me ‘bardheblutë’ këtë të shtunë në orën 14:00. në ‘Camp Nou’.
Në Rezolutën 01.09.2023, Gjykata e lartpërmendur vendosi se “Predia për kujdesin e kërkuar është lënë në fuqi dhe sanksioni i vendosur ndaj lojtarit Robert Lewandowski pezullohet përkohësisht deri në përfundimin e vendimit administrativ”.
Xi: Kina synon të mbështesë rendin botëror të bazuar në OKB
Falë ndihmës së qytetarëve, policia identifikon të dyshuarin...
Qyteti i Sarajevës i bashkohet procedurës penale në Milano k...
Parisi ofron dy lojtarë dhe miliona euro për transferimin e ...
Edi Rama nga Izraeli: Unë jam katolik, gruaja myslimane, fëm...
Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kos...