Vedat Muriqi sot pritet të zyrtarizohet tek skuadra spanjolle, Mallorca.
Klubi spanjoll më në fund ka arritur ta bindë skuadrën italiane, Lazio, për ta transferuar yllin e kombëtarës së Kosovës.
Muriqi ishte pjesë e skuadrës spanjolle në një periudhë kohore rreth 6 muaj në formë huazimi me mundësi blerje në fund, por në fund u shfaqën probleme pasiqë Lazio kërkonte shifër të madhe për kartonin e kosovarit.
Prizrenasi shpesh herë ishte pjesë e postimeve të klubit spanjoll, gjthashtu edhe faqja zyrtare e La Ligës kishte publikuar pamje nga ndeshjet e ndryshme ku kishte debutuar Muriqi.
“Pirati”, siç e quajnë në Spanjë, e ka gëzuar edhe ligën spanjolle, e cila e ka bërë një postim për përfaqësuesin kosovar në rrjetet sociale, duke e kujtuar eksperiencën e tij në pjesën e dytë të sezonit 2021/22, ndërsa shkruan se Mallorca e kishte të domosdoshme ta kishte në ekipin e saj një “Pirat”.
Muriqi do t’i bashkohet sot ekipit në stërvitje dhe shpejt do ta nënshkruajë kontratën me Mallorcan.
??☠️ @MuriqiVedat: ¡Un pirata ??????????????!@RCD_Mallorca. ?❤️#LaLigaSantander pic.twitter.com/hLCBfKtgEL
— LaLiga (@LaLiga) July 20, 2022
Kujtojmë që 28-vjeçari ishte i lidhur me një transferim të bundshëm drejt Club Brugge, por sipas klubit, sulmuesi nuk arriti t’i kalojë testet mjekësore./arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A