Janë zhvilluar mbrëmë duelet e radhës në NBA.
10 ndeshje tejet interesante janë zhvilluar në NBA ku nuk kanë munguar befasitë, shkruan lajmi.net.
Los Angeles Lakers është mposhtur sërish me rezultat 105-115 nga Phoenix Suns.
Suns ishin pothuajse më të mirë gjatë tërë ndeshjes, duke arritur kështu fitoren e parë këtë edicion.
Më meritorët në fitoren e Suns ishin Chris Paul me 23 pikë, pesë kërcime, 14 asistime dhe Devin Booker me 22 pikë, pesë kërcime, katër asistime.
Në anën tjetër te Lakers u dallua Lebron James me 23 pikë dhe Anthony Davis me 22 pikë e 14 kërcime.
Në ndeshjet tjera Brooklyn Nets ka mposhtur Philadelphia 76 ers 109-114, Chicago Bulls fitoi 128-112 kundër New Orleans Pelicans.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën mbrëmë në NBA.

Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronë...
Drita shfrytëzon gabimin e Ballkanit dhe Prishtinës, merr kr...
Besnik Tahiri pret të rinj nga Shqipëria në Kuvend, thirrje ...
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...