Chelsea ka regjistruar fitoren e radhës në ndeshjen ndaj Southampton, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 0:3.
Golat u realizuan nga Eden Hazard, Ross Barkley e Alvaro Morata, të cilët i dhanë tri pikë skuadrës.
Përshtypje la performanca e Barkleyt, anglezi i cili duket si një lojtarë tjetër që nga ardhja e strategut italian në krye të skuadrës.
Ai ditë më parë gjithashtu ka thënë se Sarri e ka bërë lojtarë më të mirë teknikisht dhe se po përmirësohet shumë nën urdhrat e tij.
Trajneri italian nuk po gjente dot një mesfushor i cili realizon dhe asiston njëkohësisht, por, e kundërta u vërtetua sot nga Barkley i cili asistoi në golin e parë dhe realizoi golin e dytë.
Ishte Hamsik tek Napoli, të cilin Sarri e pëlqente shumë, e tashmë duket se atë lloj lojtari po e gjen tek Barkley.
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...