Pavarësisht se ditën e shtunë në “Elbasan Arena” ndaj Lihtenshtejnit debuton trajneri i ri i Kombëtares, Christian Panucci, tifozët shqiptarë janë duke qëndruar indiferentë për sa i përket pranisë në stadium.
Shefi i marketingut në FSHF, tregon se deri tani janë shitur vetëm 450 bileta. Një rekord negativ ky për praninë e tifozërisë shqiptare për ndeshjet në shtëpi, raporton Panorama.
“Me sa duket, dikush e ka nënvlerësuar këtë ndeshje të kombëtares. Ndërkohë që ekipi, nga ana sportive ka një përgatitje maksimale, pasi edhe pse është një skuadër e vogël, gjithsesi vlera e këtij takimi është 3 pikë”, tha Gazmend Malo për “Top Channel”.
Ndërkohë, për ndeshjen tjetër të Shqipërisë, atë në Maqedoni në datën 5 shtator, 450 biletat që ishin në dispozicion të tifozerisë kuqezi janë shitur të gjitha.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...