Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Nga një goditje këndi thuajse në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium
Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital.
Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1, teksa tani lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës.
FFK mes tjerash bëri të ditur se tani i mbetet Komisioneve të Federatës për ta shqyrtuar rastin dhe për të marrë veprimet rreth këtij incidenti.
“Derbi i javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit është ndëprerë pak sekonda para përfundimit të kohës shtesë. Ndërprerja ka ardhur si pasojë e sulmit fizik që është bërë nga shikuesit e skuadrës vendase ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri. Sulmi ndodhi në momentin që Gjilani arriti të barazojë rezultatin me golin e portierit Enea Koliqi. Ky i fundit shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit të Yll Hoxhës. Goli i shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes bëri që tifozët gjilanas të hyjnë në fushën e lojës për të festuar, e ku dy prej tyre e bënë një veprim qyqar dhe huligan, duke e sulmuar portierin mysafir. Si pasojë e dhunës së shfaqur ndaj tij, ai, me autoambulancë u dërgua për trajtim të mëtutjeshëm në spital. Si rrjedhojë ndeshja u ndërpre dhe tani i mbetet Komisioneve të FFK-së për ta shqyrtuar rastin dhe për të marrë veprimet rreth këtij incidenti. Ballkani golin e epërsisë e kishte shënuar qysh në sekondat e para të ndeshjes nëpërmjet Ermal Krasniqit, derisa gjatë tërë kohës u zhvillua lojë e fortë dhe interesante, por që skenat e dhunës në fundin e ndeshjes i vendosen hije të keqe këtij derbi dhe futbollit tonë”, thuhet në reagimin e FFK-së.
Starmer pas incidentit: Sulmet ndaj demokracisë duhet dënuar...
“Kam pasur pëlqim për Juelën, por jam i martuar”, shokon Rog...
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...