Kryeministri i Bullgarisë ka kërkuar dorëheqjen e presidentit të Federatës Bullgare të Futbollit.
Kjo për shkak të trajtimit të lojtarëve të zinj të Anglisë të cilët iu nënshtruan këngëve raciste gjatë ndeshjes të së hënës, transmeton portali arbresh.info.

Kryeministri bullgar Boyko Borisov thotë se qeveria do të ngrijë të gjitha marrëdhëniet me FF bullgare – përfshirë mohimin e tyre çdo financim – derisa Mihaylov të tërhiqet.
Kreu i futbollit bullgar, Borislav Mihaylov i cili është edhe anëtar i komitetit ekzekutiv i UEFA-s, ka pretenduar se futbollistët e Anglisë, përfshirë Tammy Abraham ishin ofendues duke sugjeruar që mund të përballen me abuzim racist në Sofje.

Ai gjithashtu tha se cilësimi i tifozëve bullgarë si racistë të mundshëm ishte e padrejtë.
Kujtojmë se dy here u pauzua loja në Sofje, pasi u raportuan brohoritje raciste nga zyrtarët e ndeshjes, ku përfundimisht Anglia doli fituese 0:6./arbresh.info/

Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës