Kroos kapet me tifozë në rrjetet sociale, e quajtën të mbivlerësuar

09:56 | 22 Dhjetor 2020
M. A.

Toni Kroos është zënë me tifozë në rrjetet sociale, të cilët i kanë kritikuar paraqitjet e tij për Real Madridin, duke shkuar aq larg sa ta quajnë të mbivlerësuar fituesin e Kupës së Botës.

Një tifoz e kritikoi stilin e lojës së mesfushorit gjerman, pavarësisht se ai i ka sjellë atij shumë sukses gjatë karrierës së tij të bujshme, transmeton Gazeta Express.

“Plotësisht i mbivlerësuar”, tha Artur Minassian.

“200 prekje të topit në ndeshje, prej të cilat 190 pasime mbrapa apo tri deri në pesë metra anash. Prandaj ai i fiton 20 milionë euro në vit? Ai nuk është lider, është pengesë”, shtoi ai.

Kroos iu përgjigj: “Ne nuk e nënvlerësojmë pagën, Artur. Urime Krishtlindja”.

Kjo nuk ishte hera e pare që mesfushori i Real Madridit kapet me dikë në Twitter.

Kur një tifoz e kishte quajtur të mbivlerësuar në një postim në qershor, Kroos i ishte përgjigjur: “Po, ama mos i trego askujt”.

Shpërndaje në rrjete sociale