Kosovari ngjitet në malin e Korabit, maja më e lartë në Evropën Juglindore (FOTO-VIDEO)

21:37 | 13 Nëntor 2016
M. A.

Mali i Korabit është një nga malet më të larta të Evropës Juglindore. Me një lartësi mbidetare prej 2 mijë e 765 metra kjo zonë njihet si njëra ndër zonat më të pasura me bukuri të rralla natyrore, gurë, shkëmbinj e kullota të pafund .

E gjithë këto bukuri  natyrore ka arritur që t’i prekë alpinisti kosovar, Blerim Bytyçi.

Ai në fund të muajit shtator arriti që në mënyrë të suksesshme t’i ngjisë 2 mijë e 765 metrat e këtij mali.

Në një mot të shkëlqyer Bytyçi ka arritur që për së afërmi t’i shohë bukuritë që i ngërthen mbi vete kjo zonë.

Në vazhdim keni fotot nga eksperienca e alpinistit Blerim Bytyçi në ngjitjen e këtij mali:

6_1479060532-2752420
5_1479060529-6121723 3_1479060522-9867703

Shpërndaje në rrjete sociale