Kosova nis përgatitjet anti-Sllovaki

20:59 | 23 Mars 2026
D.H

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për ndeshjet “play-off” drejt kualifikimit në Kupën e Botës, me fokus të veçantë në përballjen gjysmëfinale ndaj Sllovakisë.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda, “Dardanët” janë paraqitur të motivuar dhe me intensitet të lartë në seancën e parë stërvitore të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke reflektuar seriozitet maksimal për këtë sfidë të rëndësishme.

Në këtë seancë, trajneri kishte në dispozicion 19 futbollistë, ndërsa 6 të tjerë, të angazhuar me klubet e tyre në fundjavë, kanë zhvilluar stërvitje të veçantë në palestër.

Fokusi, përkushtimi dhe besimi mbeten kyç për ndeshjen e radhës, ndërsa seanca e ardhshme stërvitore do të mbahet nesër nga ora 11:00, sërish në stadiumin “Fadil Vokrri”./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale