Kosova është mundur nga Gjeorgjia me rezultat 79:116 (19:24, 19:25, 19:28, 22:39), në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj që po zhvillohet në Gjeorgji.
Kjo ishte ndeshja e fundit për Dardanët, duke u renditur në vendin e 12-të nga 19 kombëtare pjesëmarrëse, përcjell arbresh.info.
Vendasit për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e parë, duke e fituar 19:24, ndërsa lojë e ngjashme u zhvillua edhe në çerekun e dytë, që përfundoi 19:25, duke shkuar në pushim me shifrat 38:49.
Edhe pjesa e dytë ‘foli’ në të mirë të gjeorgjianëve, që fituan në fund 79:116. Te Kosova edhe në këtë ndeshje u dallua Bardh Istrefi me 21 pikë e 12 kërcime.
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë