Gjendja shëndetësore e ish-presidentit të Real Madridit, Lorenzo Sanz, është duke u përkeqësuar dita ditës, për shkak të sëmundjes së koronavirusit, ka njoftuar djali i tij Fernando.
Sanz u dërgua në spital me urgjencë të martën, ku po mbahet nën kujdes intensiv, pas infektimit me koronavirus, transmeton Gazeta Express.
“Ne sapo kemi biseduar me doktorët dhe lajmet që na i kanë dhënë nuk janë të mira”, tha Fernando në rrjetet sociale.
“Përveç mungesës së oksigjenit në gjak, atij nuk po i funksionin as veshka për shkak të infeksionit të madh. Duhet të presim 24 orë, por është e komplikuar për shkak të moshës së tij”, shtoi ai.
“Gjëja më e keqe është se nuk mund të jemi pranë tij”, theksoi ai.
Sipas mediave spanjolle Marca Sanz ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe me temperaturë të lartë si pasojë e Covid-19.
76-vjeçari është në mesin e personave më të rrezikuar nga Covid-19.
Sanz ka qenë president i Real Madridit nga viti 1995 deri më 2000, kohë gjatë të cilës i ka fituar dy trofe në Ligën e Kampionëve, kundër Juventusit dhe Valencias.
Mbi 50 aksidente trafiku të ndodhura për 24-orë
Përmbytjet lënë mbi 2 mijë të vdekur dhe të zhdukur në Indon...
Zhduken dy vajza të mitura, njëra në Prishtinë tjetra në Pod...
Dëmtohen varrezat në Obiliq, policia nis hetimet
Arrestohet një shtetas i huaj për vjedhje të rëndë në Prisht...
Ylli i harruar i Juventusit rikthehet në stërvitje pas 550 d...