Andres Iniesta do t’iu adresohet mediave të sot (e premte) rreth raporteve për largim të pashmangshëm nga Barcelona për transferim në Super Ligë të Kinës.
Reprezentuesi spanjoll nënshkroi kontratë “jetësore” me Barcelonën në muajin tetor të vitit të kaluar dhe ka shijuar një sezon të fuqishëm deri tani, transmeton portali arbresh.info.
Por, marrëveshja e tij përmban një klauzolë largimi që i lejon atij të largohet nga klubi në fund të sezonit në rast se dëshiron derisa thashethemet për interesim nga klubet kineze kanë qarkulluar që nga fillimi i vitit.
Barcelona nuk ka zbuluar arsyen pse Iniesta do t’iu adresohet mediave, por kanë thënë se një konferencë për shtyp do të zhvillohet duke filluar nga ora 13:30.
Iniesta besohet se është afër marrëveshjes me skuadrën kineze Chongqing Lifan./arbresh.info/
?Follow @andresiniesta8's appearance today, LIVE!https://t.co/6AoRoOb4t9
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 27, 2018
Hakimi humbet ndeshjen e dytë me Bayernin
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve