Kombëtarja e Kosovës U-17 sot ka udhëtuar në Irlandën Veriore ku do të marrë pjesë në turneun zhvillimor që mbahet nën përkujdesjen e UEFA-s për grup moshat U-16 (U-16 Develompent Tournament”).
Edhe vitin e kaluar Kosova ishte pjesëmarrëse e këtij turneu dhe ky është i dyti i një formati të tillë, që ka për qëllim zhvillimin e futbollit te grupmosha U-16 dhe zhvillimin e tyre të gjithëmbarshëm.
Para nisjes në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, përzgjedhësi i Kombëtares U-17, Besnik Kollari, u shpreh se ky turne ishte tejet i mirëseardhur.
“Ky është një turne jashtëzakonisht i mirëseardhur e në veçanti për neve si Kosovë, që ka për qëllim zhvillimin e grup moshave U-17. Ne do ta shfrytëzojmë këtë turne maksimalisht jo vetëm për të bërë një paraqitje të mirë dinjitoze, përballë kombëtareve me përvojë siç është Irlanda Veriore, Ishujt Faroe dhe ajo e Luksemburgut, por do të jetë një test i mirë për të gjithë futbollistët e rinj si këta nga Kosova ashtu edhe ata që aktualisht luajnë për skuadrat evropiane, për të parë nivelin e zhvillimit të tyre sikur edhe për të fituar përvojën e duhur. Kemi një grup të mirë të futbollistëve ndaj pres zhvillime pozitive”, tha ai.
Në këtë turne Kosova do të zhvillojë tri ndeshje. Kështu, ndeshjen e parë më 4 prill do të luajë kundër Irlandës Veriore, më 6 prill kundër Ishujve Faroe dhe më 8 prill kundër Luksemburgut.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...