Liverpooli ka eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve skuadrën portugeze të Portos.
Edhe në këtë ndeshje nuk luajti futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili javën e kaluar ishte shëruar nga një lëndim i marrë muajin e kaluar.
Jurgen Klopp është pyetur se pse nuk po ka më shumë minuta në dispozicion reprezentuesi zviceran, si në fillim të kampionatit anglez.

Trajneri gjerman ka folur për televizionin e Zvicrës, “SRF”, duke thënë se nuk ka asnjë problem me lojtarin shqiptar.
“Jo, jo, gjithçka po shkon mirë, gjithçka është në rregull”, tha fillimisht strategu duke shtuar se “Si një trajner, ju nuk dëshironi të flisni për këtë, por asgjë nuk ka ndodhur mes nesh. Ne kemi cilësi dhe është paksa e vështirë nëse nuk jeni në nivele të larta”, tha strategu.

Shaqiri që nga mesi i shkurtit është ulur njëmbëdhjetë herë në stol – Klopp i dha atij disa minutë gjatë fundjavës kundër Chelseat.
“Ndonjëherë keni nevojë vetëm për 15-20 minuta që të rifitoni ritmin. Ai kishte disa probleme me ijën, por tani është rikthyer”, tha 51-vjeçari.
“Ai na ka ndihmuar shumë, por edhe ne do ta ndihmojmë. Mund të jem pak i çmendur, por kjo nuk ka rëndësi. Jam i lumtur që e kam atë”, pohoi gjermani.
Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani është paraqitur në 22 raste dhe ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat. /Telegrafi
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...