Klopp beson se skuadra londineze është kandidat kryesor për ta fituar titullin këtë edicion.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se Chelsea është favoriti aktual për të fituar Premier League këtë sezon.
Chelsea është në vendin e parë në kampionatin anglez pasi ata mundën Leeds 3-1 të shtunën dhe kanë një epërsi prej një pike përpara kampionëve në fuqi Liverpool dhe Tottenhamit, të cilët luajnë sot.
Klopp beson se skuadra londineze është kandidat kryesor për ta fituar titullin këtë edicion.
“Nëse shikojmë ndeshjet, atëherë shoh se Tottenham po luan mjaft mirë, por Chelsea për mua në këtë moment duket si favorit,” tha Klopp.
“Ata kanë skuadrën më të madhe, lojtarë të shkëlqyeshëm, ata po luajnë mirë. Tani ata janë të kompletuar dhe kanë mundësi të pabesueshme për të ndryshuar ekipin midis ndeshjeve. Kjo është e gjitha”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026