Jurgen Klopp është rikthyer në kohë që të kujtojë ditën e parë të Mohamed Salahut te Liverpooli, me egjiptianin që tani po i bën 150 paraqitje për klubin.
The Reds do të takohen me Arsenalin në kuadër të javës së 36-të në Ligën Premier, me egjiptianin që do të arrijë shifrën magjike.
Salah ka qenë pjesë e një suksesi të madh të Liverpoolit në këto dy sezonet e fundit, derisa kishte kaluar nga Roma në vitin 2017.

28-vjeçari ka arritur të shënojë 94 gola në 149 paraqitje në të gjitha garat, gjersa Klopp ka folur për partneritetin e tij me Sadio Manen dhe Roberto Firminon.
“Kjo do të jetë ndeshja e 50 e tij në këtë edicion, e pabesueshme”, ka thënë Klopp. “Tre sulmuesit kanë punuar në një mënyrë që nuk e kemi pritur”.

“Kur e transferuam Mo Salahun, ishte një ditë e mirë për Liverpoolin dhe për Mon. E kujtoj bisedën tonë kur u takuam për herë të parë dhe ai foli për pozicionin e tij të preferuar si anësor i djathtë”.
“Ai tha se Sadio luan aty, unë i thash që Sadio mund të luajë në krahun e majtë po ashtu”.

“Tani, ata kanë shënuar 250 gola së bashku (përfshirë Firminon) andaj ishte punë emirë nga ta. Ju nuk mund të ndryshoi botën i vetëm, por së bashku”, ka shtuar më tej Klopp.
Salah është edhe në këtë edicion favoritë për të fituar Këpucën e Artë në Ligën Premier me 19 gola të shënuar, por që është katër gola mbrapa Jamie Vardyt me tri ndeshje të mbetura. /Telegrafi/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari