Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ka thënë se nuk do i detyrojë lojtarët që të rikthehen në stërvitje.
“Reds” u rikthyen në stërvitje të mërkurën, derisa lojtarët kanë punuar me maska në grupe të vogla, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku gjerman ka thënë se zgjedhja është e lirë dhe shëndeti i lojtarëve është mbi të gjitha.

“Është vendimi i lojtarëve dhe kjo është e qartë. Iu thashë para stërvitjeve ‘Jeni këtu me dëshirë. Ndryshe, ju nënshkruani kontratën dhe duhet të jeni këtu, por në këtë çështje, nëse nuk ndiheni të sigurt, nuk duhet të jeni këtu'”.
“Nuk ka dënime, regjistrime, asgjë. Është vendimi i tyre dhe ne do ta respektojmë”.
“Djemtë janë mirë. Nuk do i vendosim në ndonjë rrezik. Po, e duam futbollin, por nuk është më e rëndësishme se jeta jonë”, përfundoi ai.
Liverpool ka nevojë vetëm për dy fitore që të shpallet kampion këtë sezon./arbresh.info.
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe