Federata Çeke e Futbollit e ka postuar një video në sajtin e saj zyrtar, ku shihen futbollistët çekë duke festuar si të çmendur në dhomat e zhveshjes pasi e siguruan një vend në Euro 2020
Republika Çeke e mposhti mbrëmë Kosovën me rezultat 2:1, për ta siguruar kështu kualifikimin direkt për në Kampionat Evropian, shkruan Gazeta Express.
Çekët përmbysën gjithçka në 20 minutat e fundit pasi paraprakisht “Dardanët” po avanconin me golin e shënuar nga Atdhe Nuhiu.
E pas lojës, festa e çekëve ishte e çmendur, si në fushën e lojës, ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.
Federata Çeke e Futbollit e ka postuar një video në sajtin e saj zyrtar, ku shihen futbollistët çekë duke festuar pasi e siguruan një vend në Euro 2020.
Krahas çekëve, nga Grupi A në Evropian shkoi edhe Anglia, me të cilën Kosova do të luajë të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun