Fisnik Asllani po shndërrohet në një emër të nxehtë në tregun evropian të transferimeve, pas formës së jashtëzakonshme që po kalon tek Hoffenheimi.
Sulmuesi i Kosovës ka rënë në radarët e disa gjigantëve të futbollit, por largimi i tij nga Hoffenheim nuk do të jetë aspak i lehtë, shkruan Arbresh.info.
Sipas raportimeve të gazetarit Ekrem Konur, të publikuara nga “Arma Sports TV” dhe “CaughtOffside”, klubi gjerman ka vendosur një çmim marramendës për 23-vjeçarin: plot 50 milionë euro.
Kjo shumë konsiderohet si kushti minimal për të hapur negociatat për kartonin e tij.
Asllani përmendet si një nga alternativat serioze për të pasuar Robert Lewandowskin te Barcelona, me sulmuesin polak që pritet të largohet në fund të sezonit.
Përveç Barcelonës, në garë për shërbimet e Asllanit janë futur edhe Bayern Munich e Borusia Dortmund.
Kujtojmë se kontrata e Asllanit përmbante një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, por pas rinovimit të fundit, kjo klauzolë është hequr, duke i dhënë Hoffenheimit kontroll të plotë mbi të ardhmen e lojtarit./Arbresh.info
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim