Këta janë garuesit nga Kosova që sot do të paraqiten në Lojërat Mesdhetare

08:57 | 3 Korrik 2022
A Z

Kosova sot do të paraqitet me tre garues në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Arbër Azemi do të paraqitet në sportin e Tekwando, kategoria -68 kg, me fillim nga ora 11:00.

Alaudin Suma me fillim nga ora 19:00 do të garoj në Hedhjen e Diskut dhe atletja Gresa Bakraçi do të garoj në 1500 metra vrapim, me fillim nga ora 19:50.

Kujtojm që deri më tani, Kosova ka fituar gjashtë medalje në Lojërat Mesdhetare, tre prej tyre të arta dhe tre të argjenta./indeks