KB Trepça vazhdon me risi, e prezanton edhe tribunat shtesë

12:46 | 31 Gusht 2022
KRG

Klubi i basketbollit Trepça është mjaft aktiv kohëve të fundit.

Krahas përforcimeve, klubi mitrovicas po merret edhe me infrastrukturën dhe krijimin e kushteve sa më të mira për ndeshje basketbolli.

“Xehetarët” sot e kanë bërë një hap përpara duke e prezantuar risinë e radhës.

Në fakt, klubi buzë Ibrit ka njoftuar se e ka ndërtuar tribunën VIP, e cila do t’ju krijojë komoditet të shtuar të gjithë atyre që e posedojnë biletën vjetore VIP.

Mitrovicasit synojnë të jenë protagonistë në basketbollin kosovar në edicionin e ri, por të kenë paraqitje dinjitoze edhe në garat evropiane.

Më poshtë mund ta shikoni postimin e klubit të gjelbër në rrjetet sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale