Trajneri Branimir Pavic dhe Bashkimi i kanë ndarë rrugët.
Klubi prizrenas ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm.
Ekipi portokalli nuk po i ecin punët mirë në Superligën e Kosovës, ku aktualisht gjendet në vendin e gjashtë në renditjen tabelare.
Andaj, klubi nga Prizreni vendosën të bëjnë ndryshime në shtabin teknik të skuadrës.
Portokallitë njoftuan gjithashtu se së shpejti do të zyrtarizojnë edhe trajnerin e ri, derisa synim i tyre mbetet “play-off”.
Arritja e fundit e prizrenasve ishte finalja e Kupës së Kosovës, ku u mposhtën nga Trepça./Arbresh.info
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme