Me këtë datë, para katër vite, në kampionatin Botëror “Russia 2018”, Kombëtarja e Zvicrës ka arritur të shënojë fitore ndaj Serbisë me rezultat 2-1.
Dy golat për zviceranet, arritën t’i shënojnë kosovarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Golin e parë të ndeshjes, arriti ta shënojë Mitrovic, por dy “shqiponjat” arritën ta përmbysin rezultatin.
Në minutën e 52-të, Granit Xhaka arriti ta shënojë golin e barazimit, ndërsa në minutën e fundit, Xherdan Shaiqiri vulosi fitoren për Kombëtaren e Zvicrës, përcjell arbresh.info.
Çka është më e veçanta, është festimi i golit nga të dy kosovarët, të cilët vendosen ta festojnë golin duke e bërë shqiponjën.
Pas kësaj feste të zjarrtë nga kosovarët, Federata e Futbollit të Serbisë ka parashtruar një ankesë në drejtimin e UEFA-së duke e konsideruar festimin e golit si provokim ndaj tyre, ku shtëpia e futbollit ka vendosur t’i dënojë me nga një gjobë dy kosovarët por edhe Lichtsteiner u gjobit pasiqë edhe ai vendosi të festojë golin e tyre duke e bërë shqiponjën. / arbresh.info/
Këtu mund të gjeni rastet dhe golat e shënuara në këtë ndeshje: Video
Prokuroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për n...
Blerim Sallahu u bën thirrje qytetarëve që të votojnë
Një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qyte...
Policia interviston një qytetar në Graçanicë nën dyshimet pë...
“Për Kosovën që e kemi amanet!”, voton familja J...
Hargreaves vëzhgon zgjedhjet: Ende ka kohë për të votuar