Kualifikimi në fazën e dytë eliminatore të Champions League do të rrisë fitimet për klubin e Tiranës. Bardheblutë do të marrin afro 1.2 milionë euro nga pjesëmarrja në dy garat e UEFA-s, edhe nëse nuk do të avancojnë më tej, qoftë në Champions apo Europa League, transmeton EN.
Pjesëmarrja në turin e parë klasifikues të Champions League shpërblehet me 280 mijë euro, por pas suksesit me Dinamo Tbilis, bardheblutë arkëtojnë dhe 380 mijë euro të tjera.
Në rast se, gara për Tiranën në Champions përfundon këtu, atëherë kryeqytetasit do të luajnë në turin e tretë të Europa League, nga ku do të përfitojnë dhe 280 mijë euro të tjera.
Por, nëse aventura evropiane merr fund në këtë fazë, Tirana merr dhe 260 mijë euro si fond i veçantë për ekipet që nuk arrijnë fazën e grupeve.
Kurse në rast kualifikimi, atëherë të ardhurat për kampionët e Shqipërisë do të rriteshin akoma dhe më shumë, duke iu referuar përfitimeve që kanë pasur skuadrat në edicionin 2019-2020.
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...
Bedri Hamza do i vizitojë Thaçin e Veselin në Hagë
Kurti njofton se anija me ndihma të Kosovës në vlerë prej 50...
Limaj drejt protestës në Shkup: Do të çojmë mesazhe solidari...
Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në prag të festave t...