Harry Kane u shpreh i lumtur që është golashënuesi më i mirë i ‘Spurs’.
Tottenham mbrëmë mposhti Man City, në kuadër të Premier Ligës, fal golit nga sulmuesi anglez, Harry Kane.
Goli i Kane për të mposhtur Cityn 1-0 në stadiumin e ‘Tottenham Hotspur’ ishte e 267-ta për klubin, duke thyer rekordin e Jimmy Greaves, i cili kishte qëndruar i pakrahasueshëm për më shumë se 50 vjet, përcjellë lajmi.net.
Duke bërë këtë, ai gjithashtu shënoi golin e tij të 200-të në Premier Ligë, dhe u bë lojtari më i shpejtë në historinë 31-vjeçare të ligës për ta bërë këtë, në dy ndeshje më pak se mbajtësi i mëparshëm i rekordit Alan Shearer.
Duke folur për ‘Sky Sports’, Kane tha se ai kurrë nuk mund të kishte ëndërruar të arrinte diçka të tillë në fillimin e karrierës së tij dhe shtoi kënaqësinë e tij për rrethanat e golit kundër kampionit në fuqi.
“Është një moment magjik. Unë isha shumë i dëshpëruar për ta bërë këtë me një fitore – pasi ne kaluam 1-0,” tha ai.
“Të bësh atë para tifozëve është një moment i veçantë. Është folur aq shumë për të, thjesht doja ta realizoja. Pra, ta bësh atë në një ndeshje të madhe kundër një prej skuadrave më të mira në botë është e veçantë.
Kur fillova të luaja rregullisht, nuk ishte as në imagjinatën time të shënoja 200 gola në Premier Ligë. Të jem atje tani është emocionuese dhe më kanë mbetur edhe shumë vite, kështu që do të ketë edhe disa të tjera”, përfundoi anglezi.
Pas 22 xhirove në Premier Ligë për Kane këtë sezon, ai numëron plot 17 gola.
Dokumente, armë dhe para/ Policia jep detaje për aksionin në...
Zbulohen prapaskenat e operacionit financiar të Real Madridi...
Rama përfundon sot vizitën në Izrael: Shqipëria u vendos në ...
Mbyllet përkohësisht aksi Ferizaj–Gjilan në Sojev, shkak gru...
Rritje rekord e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë...
57 aksidente dhe mbi 2300 gjoba trafiku në 24 orët e fundit ...