Kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë U22, në të dy konkurrencat, do të zë vend në Kosovë këtë edicion mes datave 22-24 korrik, 2022, në ‘Holiday Resort’.
Në konkurrencën e meshkujve, gara fillon të premten, sot, më 22 korrik, nga ora 10:00, me ndeshjen mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, derisa me fillim nga ora 14:00 fillon aksioni në konkurrencën e femrave, me ndeshjen Maqedoni e Veriut – Shqipëri.
Finalja në konkurrencën e meshkujve zhvillohet me fillim nga ora 15:00, për t’u përcjellur nga ajo e femrave që fillon nga ora 16:00./arbresh.info/


Kurti sot merr pjesë në Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkom...
Hovenier: Kosova nuk është më në tranzicion, duhet të përmbu...
18-vjetori i Pavarësisë, Marco Rubio: SHBA e palëkundur në m...
FFK uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Përvjetori i Pavarësisë, Nasim Haradinaj: I mangët pa çlirim...
Kryetari i OVL-UÇK-së: Sot festojmë lirinë, por nuk harrojmë...