Kalenderi, mbreti i shpejtësisë në Kosovë

20:19 | 25 Tetor 2015
M. A.

Liridon Kalenderi i Auto Klubit Prizreni D&G është fitues i garës malore Grashtica 2015, e cila njëherësh ishte e fundit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Në garën e së dielës Kalenderi ishte dukshëm më i shpejtë se rivali i tij kryesor, Valdet Krasniqi. Garuesi prizrenas në e pati kohën prej 3:15.736 minuta, duke qenë më i shpejtë se Krasniqi për 14.973 sekonda.

“Së pari dëshiroj të shpreh respektin për të gjithë garuesit, për anëtarët e FASK-ut dhe kryetarin Ismet Rexhepi, sepse është bërë një punë e madhe. Natyrisht që jam i kënaqur edhe me suksesin e arritur, aq më tepër duke marrë parasysh se automobilizmi nuk është sport i lehtë, pasi kërkon sakrificë dhe investime. Besoj që në vitin e ardhshëm do të punojmë edhe më shumë dhe të arrijmë rezultate të mira edhe në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Kalenderi pas përfundimit të garës.

Konkurrencë e madhe ishte në kategorinë e parë dhe të dytë, të cilat në fund u fituan nga Bekim Kovaçi dhe Alban Berisha, ndërsa në kategorinë e tretë, të katërt dhe të gjashtë, ashtu siç pritej triumfuan Përparim Dushi, Arbnor Musliu dhe Bardhyl Canolli. Madje ky i fundit ishte mjaft i suksesshëm edhe në plasmanin e përgjithshëm, duke u renditur në pozitën e dytë.

Në garën e kësaj fundjave mysafirë të FASK-ut ishin edhe disa nga garuesit më të mirë të Malit të Zi, të cilët u ndanë të kënaqur me mikpritjen dhe organizimin.

Rezultatet:
Kategoria e parë:

1.Bekim Kovaçi (Yugo – Prizreni D&G) 4:09.975
2.Afrim Spahi (Yugo – Prizreni D&G) +12.715
3.Kushtrim Bytyçi (Renault – Ferizaj) +24.600
Kategoria e dytë:

1.Alban Berisha (Suzuki – Prizreni D&G) 3:52.759
2.Besnik Çitaku (Opel – Prishtina CP) +04.897
3.Korab Bajraktari (Peugeot – Ferizaj) +05.178
Kategoria e tretë:

1.Përparim Dushi (Honda – Prishtina RT ) 3:33.487
2.Valdet Kaçandolli (Suzuki – Prishtina RT) +01.127
3.Bujar Gola (Yugo – Gjakova 137) +14.519
Kategoria e katërt:

1.Arbnor Musliu (Opel – Prishtina CP) 3:38.498
2.Enis Murati (Renault – Prishtina RT) +11.767
3.Rexhep Bytyçi (Peugeot – Ferizaj) + 13.283
Kategoria e pestë:

1.Liridon Kalenderi (Audi – Prizreni D&G) 3:15.738
2.Valdet Krasniqi (Lancia – Prishtina RT) +14.973
3.Naim Dashaj (Subaru – Prishtina RT) +15.649
Kategoria e gjashtë:

1.Bardhyl Canolli (BMW – Prishtina RT) 3:24.919
2.Besfort Hana (Opel – Gjakova 137) +18.449
3.Kastriot Buqaj (Golf – Prishtina RT) +21.154
Renditja e përgjithshme:

1.Liridon Kalenderi
2.Bardhyl Canolli
3.Valdet Krasniqi
Renditja në konkurencën ekipore:

1.Prizreni D&G
2.Prishtina RT
3.Ferizaj
Mysafirët:

1.Nemanja Kascelan
2.Tripo Ivoviq
3.Nikola Nikoliq

Shpërndaje në rrjete sociale