Cristiano Ronaldo vazhdoi formë e tij të mrekullueshme në Ligë të Kampionëve edhe të martën duke realizuar dy gola në fitoren 3 me 0 të Real Madridit kundër Juventusit në stadiumin Allianz.
Pas golit të epërsisë të realizuar në minutat e parë të ndeshjes, sulmuesi shënoi supergol me gërshërë në minutën e 63′ të ndeshjes duke mposhtur sërish portierin legjendar Gianluigi Buffon për të vazhduar me gola në dhjetë ndeshje radhazi në këtë kompeticion, transmeton portali arbresh.info.

Në fakt, hera e fundit që Ronaldo ka dështuar për të shënuar në Ligë të Kampionëve ishte gjysmëfinalja e sezonit të kaluar kundër Atletico Madridit, rreth 11 muaj më parë.
Ish ylli i Manchester United ka shënuar 119 gola evropiane gjatë karrierës së tij, shifër të cilën e kanë arritur vetëm nëntë klubeve.
Megjithatë, është Juventusi që është bërë viktima e preferuar e Ronaldos në këtë kompeticion dhe në veçanti portieri Gianluigi Buffon. Veterani italian është përballur me yllin portugez dhjetë herë që nga tetori i vitit 2013 dhe brenda këtyre ndeshjeve ka pranuar nëntë gola.

Ronaldo ka shënuar në përgjithësi 10 gola kundër “Zonjë së Vjetër”, përfshirë dy në finalen e vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve.
Asnjë lojtar nuk ka shënuar më shumë kundër një kundërshtari të vetëm sesa ylli i gjigantit madrilen./arbresh.info/
Shefi i NATO-s, Mark Rutte arrin në Shkup
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë paralajmëron rritje të kosto...
“Çdo sukses është për ju”, Elijona shkon te varret e nënës d...
Mbrohen në heshtje të akuzuarit për rastin e shpërthimit në ...
Katari mbulon shpenzimet e hotelit për turistët e bllokuar, ...
Zhvillimet nga lufta me Iranin rrisin çmimet e derivateve në...