Mediat italiane kanë raportuar se Juventusi do të takohet me Chelsean gjatë ditës së sotme (e hënë), për të diskutuar rreth dyshes Renato Veiga dhe Ben Chilwell.
Tashmë kishte pasur sugjerime nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano se Veiga është emri i fundit në listën e dëshirave të Juventusit për ta përforcuar mbrojtjen.
Tani, gazetari italian Alfredo Petulla, ka pretenduar se një takim është planifikuar të mbahet mes drejtorëve të dy klubeve, ku do të përfshihen këta dy emra.
Lojtari tjetër për të cilin bëhet fjalë është Chilwell, i cili tashmë ishte lidhur me një kalim tek ‘Bianconerët’ në nëntor dhe duket se nuk ka të ardhme në ‘Stamford Bridge’.
Teksa Veiga mund të luajë gjithashtu edhe si mbrojtës i majtë, ai do të transferohej kryesisht për ta mbuluar mungesën e Gleison Bremer në qendër të mbrojtjes.
Chilwell mund ta mbulojë atë hapësirë nëse Juventusi e shet Cambiason tek Manchester City, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë euro për reprezentuesin italian./Telegrafi/
Publikohen pamjet e sulmit amerikan ndaj një tankeri pranë V...
Ngatërroi emrin e Toneyt? Jonida Vokshi sqaron situatën që m...
E diela me mot kryesisht të kthjellët në të gjithë Shqipërin...
Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
ShBA-ja sekuestron anijen e dytë me cisternë nafte në brigje...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...