Juventusi i është bashkuar garës me AC Milanin për mbrojtësin e Sporting CP, Nuno Mendes.
Sipas A Bola, drejtori sportiv i “Bianconerëve”, Fabio Paratici e ka vendosur 18-vjeçarin në listën e të dëshiruarve, që është duke impresionuar të gjithë në Portugali, përcjellë lajmi.net.
Për shërbimet e portugezit, Juventusi duhet të fitojë garën e madhe, meqenëse lojtari kërkohet edhe nga Arsenali, Manchester Unitedi dhe Wolves.
Thuhet se edhe rivali i Seria A, Milan ka bërë kontaktin për transferimin e mundshëm në verë.
Sporting më herët i ka rinovuar kontratën lojtarit deri në qershor të 2025 dhe ka klauzolë të lirimit më vlerë 70 milionë euro.
Pacolli ndan pamje pranverore: Mbi natyrën që Zoti ia dhuroi...
Asllani me super asistim në ndeshjen ndaj Stuttgartit
Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse
Shqipëria dhe Britania nënshkruajnë Dialogun e Brendshëm 202...
Sot nafta një cent më shtrenjtë
Vodhi varëse ari në vlerë prej 12 mijë euro, arrestohet 17-v...