Juventusi nuk ka hequr dorë nga ideja për transferimin e Sandro Tonalit dhe tashmë ka kaluar në fazën konkrete për ta sjellë mesfushorin italian në Torino.
Pavarësisht se Tonali ka kontratë me Newcastle deri në vitin 2029 dhe konsiderohet një element kyç në planet e trajnerit Eddie Howe, bardhezinjtë vazhdojnë të punojnë në heshtje për rikthimin e tij në Serie A.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Juventusi po kërkon një formulë pothuajse “magjike” për ta realizuar këtë operacion gjatë merkatos dimërore.
Plani i klubit parashikon një huazim me të drejtë blerjeje, e cila mund të shndërrohet në detyrim në rast se Juventusi siguron kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.
Në këtë marrëveshje mund të përfshihet edhe një emër surprizë: Jonathan David.
Sulmuesi kanadez i Juventusit nuk ka arritur të përshtatet në sezonin e tij të parë me bardhezinjtë dhe klubi është i gatshëm ta përdorë si pjesë të paketës për të bindur Newcastle.
Operacioni Tonali mbetet i ndërlikuar, por Juventusi është i vendosur të bëjë gjithçka për të sjellë në shtëpi një nga mesfushorët më të mirë italianë, duke e konsideruar atë një shtyllë të projektit të ri bardhezi./Arbresh.info
Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajo...
Afati drejt fundit, mbi 4 mijë zyrtarë kanë deklaruar pasuri...
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...