Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Frosinones me rezultat 4-0 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.
Kështu me këtë fitore Juventus plotëson katërshen gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë, shkruan Arbresh.info.
“Zonja e vjetër” dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund.
Goli i parë u shënua nga polaku Arkadiusz Milik nga penalltia në minutën e 11-të.
Po i njëjti lojtar në minutën e 38-të, dyfishoi epërsinë e Juventusit.
Ndërkohë vetëm tre minuta pas fillimit të pjesës Milik kompletoi hattrickun e tij.
Golin e katërt për Juven e shënoi talenti turk Kenan Yildiz në minutën e 61-të.
Juventusi pas kësaj fitore në gjysmëfinale të Kupës së Italisë do të ndeshet me Lazion./Arbresh.info/
Policia jep detaje për plagosjen e inspektorit të IPK-së në ...
Klopp reagon pas spekulimeve që e lidhin me Real Madridin
Rrëzohet aeroplani ushtarak në Kolumbi, raportohet për dhjet...
Izraeli lëshon urdhër evakuimi për banorët në Libanin jugor
Raketat iraniane godasin Tel Avivin, ndërtesa të dëmtuara dh...
Real Madridi apelon për kartonin e kuq të Federico Valverdes...