Juventus është duke vazhduar të këtë interesim për sulmuesin e Inter që është huazim te PSG, Mauro Icardi.
Sipas Tuttosport, “Bianconerët” kanë provuar të transferojnë argjentinasin në fund të sezonit, por synojnë përsëri në verë, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se PSG mund të mos e aktivizojë klauzolën e blerjes në fund të sezonit për 70 milionë euro, andaj “Zonja e Vjetër” do provojë ta sjell në Torino.

Kampioni i Italisë është i gatshëm të sakrifikojë yllin e skuadrës, Paulo Dybala ose mesfushorin Miralem Pjanic për të bërë marrëveshjen të funksionojë, lojtarë shumë të kërkuar nga PSG.
Icardi ka bërë 30 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon duke luajtur 1944 minuta dhe shënuar 20 gola me katër asistime./arbresh.info.
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...
Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike D...
Koreja e Veriut ekzekuton ata që shikojnë Squid Game