E ardhmja e mesfushorit Miralem Pjanic te Juventus-i është e pasigurt.
Për herë të parë që nga vera e vitit 2016, gjiganti italian e ka vendosur boshnjakun në merkato, transmeton portali arbresh.info.
Për shkak të suksesit të madh të mesfushorit, Rodrigo Bentancur, Pjanic ka mbetur në stol dhe nuk i nevojitet skuadrës së Maurizio Sarrit.

Sipas IlBianconero, Juventus do ta lejojë Pjanic të largohet gjatë verës, mirëpo kartoni i lojtarit kushton 40-50 milionë euro.
Manchester City, United dhe PSG janë tri skuadrat më të interesuara për 30-vjeçarin.
Kontrata e tij momentale me “Bianconerët” skadon në verë të vitit 2023./arbresh.info.
Kryeministri i Spanjës: Netanyahu dëshiron të shkatërrojë Li...
U mungon Botërori nga viti 2002, Guler: Të kualifikohemi ësh...
Aksident tragjik në Gjermani, një 29-vjeçare nga Kosova dhe ...
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...