Juventusi raportohet të ketë refuzuar një ofertë nga Arsenali për mbrojtësin Daniele Rugani.
Arsenali është përfolur shumë për transferimin e Ruganit dhe The Sun pretendon se ata kanë ofruar mundësinë për huazimin e tij për dy sezone, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, gazeta shton se Juventusi ka refuzuar ofertën.
Kjo është përkrahur me një raport edhe nga Goal.com, e cila pretendon se trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Maurizio Sarri, dëshiron që të filloj sezonin e ri me pesë mbrojtës mes shumë shqetësimeve rreth gjendjes së Giorgio Chiellinit.
25-vjeçarit i është dhënë kohë te Empoli nga Sarri dhe sigurisht se është i lumtur për të punuar edhe në Torino nën udhëheqjen e tij./arbresh.info/
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet
Dy protesta të planifikuara të shtunën në Vlorë dhe Tiranë k...
Stërvitje intensive e karabinierëve të KFOR-it në Kosovë
Bayern Munich shpreh interesim serioz për transferimin e yll...